Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj është larguar nga Amerika. Bashkë me bashkëshortin Jakub Kindl dhe djalin Blue Sky, për muajt në vijim, modelja do të qëndrojë në Europë, konkretisht në Republikën Çeke.

Së fundmi, Afërdita ka ndarë me ndjekësit disa momente të ëmbla kur ka shkuar në Çeki dhe është takuar me familjen e bashkëshortit. Modelja ka publikuar një foto të Blue Sky duke takuar gjyshen e babait të tij, Jakub-it.

Ajo i ka bërë vogëlushit një dhuratë shumë sentimentale, një lodër me të cilën Jakub luante kur ishte i vogël.
“Sot ne shkuam të shihnim gjyshen e Jakubit. Ajo na dha këtë lodër dhe na tha se ka qenë e Jakubit kur ka qenë i vogël. Tani ia dha Sky-it. Sa speciale, ajo e ka ruajtur për kaq shumë kohë”, ka shkruar modelja e emocionuar.





