Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamzë, ku një person i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri një çift, burrë dhe grua, në afërsi të banesës së tyre.
Bëhet fjalë për shtetasit P.P dhe A.P. “Abcnews” raporton se burri ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë plagosur dyshohet me armë zjarri pistoletë, shtetasi P. P., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja A. P., rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
