Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Gusht 2021, 17:05

Sa patriote! Lori Hoxha gdhend në trup tatuazhin më të veçantë

Përgjatë ditëve të fundit, blogerja dhe trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha është treguar shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Lori ka ndarë me ndjekësit një foto nga pushimet dhe në sy ka rënë një tatuazh i gdhendur në trupin e saj. Krahas kyçit të këmbës së djathtë, blogerja ka bërë hartën e Shqipërisë.

Ky gjest i vogël, por i bukur tregon më së miri patriotizmin e Lorit. Duket se ajo e ka bërë së fundmi këtë tatuazh, pasi në fotot e mëparshme nuk e ka.