Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Gusht 2021, 16:04

E rëndë në Tiranë/ 39-vjeçari dhunon ish-bashkëshorten në rrugë dhe e rrëmben

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Tiranë. Një 39-vjeçar ka dhunuar në rrugë dhe më pas ka rrëmbyer me makinë ish-bashkëshorten e tij.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur që me 4 Gusht. Pasi e ka rrahur, 39 vjeçari e ka futur gruan me dhunë në makinë.

Policia është njoftuar menjëherë pas ngjarjes duke kapur 39-vjeçarin, i cili tashmë duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë. 

Burimi: "Abc News"