Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Gusht 2021, 16:04

Aurela Hoxha thyen rregullin dhe tregon pak nga portreti i të birit

Pak javë më parë, Aurela Hoxha u bë nënë për herë të parë. Lajmin e konfirmoi vetë modelja më vonë duke zbuluar se kishte lindur një djalë.

Aurela nisi të postonte foto nga shtatzënia të cilat na i kishte kursyer gjatë pritjes së ëmbël dhe foto me vogëlushin. Ndërsa sot modelja na ka treguar edhe pak nga portreti i Alaron.

Ajo ka postuar një foto ku tregon sfondin e telefonit e që sigurisht ka foton e portretit të djalit.

Pas lindjes, Aurela postoi edhe disa foto me rrobabanjo, duke i lënë të gjithë gojëhapur pasi shfaqej në super formë.