Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Gusht 2021, 15:03

Dasmë së shpejti, martohet çifti i njohur i showbizit

Do të martohen këtë fundjavë në New York Dj Mark Ronson dhe aktorja amerikane Grace Gummer, ka mësuar ekskluzivisht Page Six. Burimet thonë se dasma do të ishte shumë më e madhe, por çifti e shkurtoi listën e mysafirëve tek miqtë dhe familja e ngushtë për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta të COVID-19.

Page Six raportoi në maj se dyshja ishin fejuar pas një viti takimi. Ronson i propozoi partneres me një unazë me vlerë rreth 100,000 dollarë.

Ronson ka qenë i martuar me aktoren franceze Joséphine de La Baume nga viti 2011 deri në vitin 2018, dhe Gummer ka qenë e martuar me muzikantin Tay Strathairn për 42 ditë në vitin 2019.