Nga Shqipëria / E Premte 6 Gusht 2021, 20:08

Situata nga zjarret/ Mbërrijnë në vend tre helikopterë nga Holanda dhe Çekia

Këtë të premte kanë mbërritur në vend 3 helikopterë nga Holanda dhe Çekia në ndihmë të zjarreve. Njëri prej tyre ka kapacitet shumë të lartë ujëhedhës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjete sociale. "Me 3 helikopterë të tjerë nga Holanda e Çekia - ndër të cilët njëri me kapacitet shumë të lartë ujëhedhës - falë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për shuarjen e zjarreve në Europën Mesdhetare, situata e përmirësuar parashihet të marrë një drejtim shumë pozitiv në orët e ditët e ardhshme", ka njoftuar ai.