Nga Shqipëria / E Premte 6 Gusht 2021, 19:07

‘Të bojkotohet koncerti’, Unikkatili reagon i revoltuar për ftesën e Goran Bregovic

Reperi i njohur Unikkatili ka reaguar i revoltuar për ftesën e këngëtarit serb, Goran Bregovic në Ftesën e Birrës në Korçë.

Përmes një statusi në rrjete sociale, ai ka bërë thirrje të bojkotohet koncerti. “Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se administratori i Birra Korça, Dhimitri Zonja ka sqaruar se aktiviteti organizohet nga Bashkia e Korçës, e cila vendos dhe për të ftuarit.