Arbana dhe Eduarti po i shijojnë shumë pushimet së bashku duke qëndruar dhe aktivë në rrjete sociale. Sot moderatorja ka postuar një nga fotot më të bukura të udhëtimit në Greqi.

Arbana dhe Eduarti shfaqen të përqafuar e shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, një moment i ëmbël, të cilin moderatorja ka vendosur ta ndajë me fansat.

"Shpirtra binjakë", shkruan Arbana krah fotos.

Së fundmi moderatorja i ka bërë edhe një surprizë shumë të bukur Eduartit, duke e çuar në vendin ku është xhiruar filmi i tij i preferuar "Il Padrino".

Moderatorja ndau një video nga Forza d’Agro në Instastory dhe shkruante: “Solla dashurinë time në sheshxhirimin e tij të preferuar (Il padrino)”.

