Nga Shqipëria / E Enjte 5 Gusht 2021, 22:10

Tragjike në Fier/ Familjarët e kërkonin që nga 30 Korriku, i moshuari gjendet i vetëvarur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar me iniciale K.G, i cili është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur në fshatin Daullas.

67-vjeçari ishte shpallur në kërkim me datë 30 Korrik, pasi ishte larguar nga banesa. Sipas familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimi: "Abcnews"