Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Bëhet fjalë për një 67-vjeçar me iniciale K.G, i cili është gjetur pa shenja jete, i vetëvarur në fshatin Daullas.
67-vjeçari ishte shpallur në kërkim me datë 30 Korrik, pasi ishte larguar nga banesa. Sipas familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: "Abcnews"
