Nga Shqipëria / E Enjte 5 Gusht 2021, 22:10

E quajtën Sky Blue, Afërdita Dreshaj zbulon kush ia vendosi emrin të birit

Me datë 16 Mars modelja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Sky Blue.

Vogëlushi është bërë shumë i njohur për publikun, pasi Afërdita publikon vazhdimisht foto të tij në rrjete sociale. Ditën e sotme ajo ka zbuluar se emrin “Sky”(qiell) e ka zgjedhur vetë për të birin.

Gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale, modelja ka treguar se ajo dhe bashkëshorti kishin ide të ndryshme për emrin: Afërdita-Sky, ndërsa të shoqit i pëlqente emri Cruz.