Pak ditë më parë, modelja Aurela Hoxha konfirmoi se ishte bërë nënë për herë të parë. Ajo publikoi disa foto në rrjete sociale, duke zbuluar se kishte lindur një djalë.

Pas lindjes, modelja nuk i ka kursyer fotot në Instagram, ku së fundmi i ka habitur të gjithë me format trupore. Aurela ka publikuar disa foto me rrobabanjo, duke i lënë të gjithë gojëhapur pasi shfaqet në super formë.


Kujtojmë se ajo i ka vendosur të birit një emër shumë të veçantë. Vogëlushi quhet Alaron.





