Nga Shqipëria / E Enjte 5 Gusht 2021, 16:04

E rëndë/ 35-vjeçarja bie nga pallati në Tiranë dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 35-vjeçare ka rënë nga lartësia e një pallati në zonën e Pallatit me Shigjeta. Si rrjedhojë, ajo ka ndërruar jetë.

Policia njofton se tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

“Rreth orës 14:50, tek Pallati me Shigjeta, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 35 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Burimi: "Abc News"