Dua Lipa i shijoi shumë pushimet në Shqipëri dhe publikoi vazhdimisht foto e video nga aktivitetet këtu, duke promovuar edhe të gjitha vendet turistike që vizitoi. Pushimet e saj rrëmbyen edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Daily Mail i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare, për videon ku shfaqej duke kërcyer valle tradicionale gjatë pushimeve të saj në jug të Shqipërisë.

Hollywood life ka shkruar për fotot ku Dua shfaqet me bikini ndërsa një tjetër media e huaj FreshHeadline shkruan se këngëtarja ka ndarë foto nga një vend piktoresk si Shqipëria.










