Moderatorja Lei Kraja është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi fansat i kanë gjetur sozinë. Ato e kanë krahasuar me partneren bukuroshe të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Lei ka publikuar në Instastory një foto të Georginës duke thënë se çdo ditë merr nga një mesazh nga ndjekësit në lidhje me ngjashmërinë e tyre.

“Ju betohem marr çdo ditë mesazhe për ngjashmërinë që kam me Georgina Rodriguez. Unë mendoj se nuk ngjajmë”, ka shkruar ajo krahas fotos.





