Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Gusht 2021, 18:06

E fundit/ 26 vetëm në Tiranë, ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan gjithsej

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.599 teste dhe janë konfirmuar 99 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 26 raste në Tiranë, 12 raste në Elbasan, 8 raste Vau i Dejës, 7 raste në Shkodër, Kuçovë, 5 raste në Vlorë, 4 raste në Durrës, Berat, Kamëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Krujë, 2 raste në Fier, Kavaj, Lushnje, Dimal, Sarandë, 1 rast në Korçë, Lezhë, Librazhd, Konispol, Gjirokastër.

Aktualisht janë 539 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,314 që nga fillimi i epidemisë.