Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Gusht 2021, 17:05

Moderatorja shqiptare: Edi Ramën nuk do doja ta intervistoja kurrë

Erjona Rusi është intervistuar nga kolegu i saj, Flori Gjini në emisionin “Pushime On Top”. Moderatorja tha se intervista më e rëndësishme dhe ajo që ka shijuar më shumë ka qenë me Zoran Zaev, ndërsa ajo më e dobëta me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Jasminën. Gjatë intervistës Erjona ka zbuluar se ndryshe nga ç’do dëshironin shumica e gazetarëve shqiptarë, ajo nuk do donte t’a intervistonte kurrë Kryeministrin Edi Rama.

Pjesë nga intervista:

Flori Gjini: Intervista më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Erjona Rusi: E kam shijuar, sepse ishte shumë e rëndësishme, Zoran Zaev. Ka qenë madje intervista e parë e plotë për një media shqiptare, që ja kam marrë unë. Dhe ishte e para ku ai lëshoi ‘bombat’ e famshme të përgjimeve. Ishte e jashtëzakonshme.

Flori Gjini: Intervista më e dobët?

Erjona Rusi: Me një nga vajzat e Për’puthen, Jasmina.

Flori Gjini: Intervista që nuk do të doje të bëjë asnjëherë?

Erjona Rusi: Nuk jam shumë e bindur, por mbase Edi Ramën. Nuk do doja ta intervistoja.