Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Gusht 2021, 15:03

Finale historike e Lojërave Olimpike, ja ç'vend u pozicionua Luiza Gega

Ka përfunduar garimi i Luiza Gegës në Lojërat Olimpike të Tokios. Atletja shqiptare mori pjesë sot në garën e 3000 metrave me pengesa. Gega u rendit në vendin e 13-të nga 15 pjesëmarrës, teksa regjistroi kohën (9:34.10), 11 sekonda më shumë se pak ditë më parë kur u kualifikua në finale.

Medaljen e artë e fitoi Peruth Chemutai, atletja nga Uganda, e cila regjistroi kohën (9:01.45).

Në pod u ngjitën edhe Courtney Frerichs nga SHBA (medalje argjendi) dhe Hyvin Kiyeng nga Kenia (medalje e bronztë).