Nga Shqipëria / E Mërkurë 4 Gusht 2021, 11:11

Burri i humbi jetën nga zjarri, gruaja nga Gjirokastra në gjendje kritike

U përcoll në banesën e fundit 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, i cili humbi jetën nga zjarri i rënë në Gjirokastër. Bëhet e ditur se edhe bashkëshortja e tij është në gjendje kritike për jetën.

Gazetarja e ABC, Ema Shazivari raporton se T.Haxhiaj e moshës 57-vjeç është paraqitur në Urgjencë në gjendje të rëndë, me djegie nga zjarri rreth 75%, grada III, prognozë e rezervuar.

Mësohet se pacientja po trajtohet me mjekim intensiv në Reanimacionin e Shërbimit të Djegie-Plastikës, por gjendja e saj është e rëndë.

Kujtojmë se 64-vjeçari Andrea Haxhiaj po përpiqej të shuante flakët e rëna pranë banesës së tij në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.