Një tërmet i fuqishëm ka goditur pasditen e sotme Greqinë. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 5 të shkallës Rihter në ishullin Tilo.
Autoritetet kanë njoftuar se kjo ka qenë lëkundja e tretë e fortë që është ndjerë në zonë që nga fillimi i goditjeve të lehte. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra ndodhej në zonë detare, 27 kilometra në jugperëndim të Tilos, me një thellësi prej 10 kilometrash.
Burimi: "Abcnews"
