Nga Shqipëria / E Martë 3 Gusht 2021, 14:02

Burri qëlloi të shoqen me 8 plumba, zbulohen detaje të reja nga krimi tronditës

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja që tronditi Greqinë ditën e sotme. Një grua u qëllua me 8 plumba nga burri i saj 54-vjeçar, në zonën e Larisës. (Lexo këtu)

54-vjeçari u fut në tavernën e vëllait të saj, ku ajo punonte duke qëlluar me armë. Mësohet se gruaja kishte kërkuar ndarjen dhe dyshja ishin në proces divorci.

Një nga pjesëtarët e ekipit që po merren me ekzaminimin e trupit ka deklaruar se gruaja është qëlluar në këmbë, gjoks dhe këmbë. Plumbi në kokë ka qenë fatal për të.

Burimi: "Abc News"