Një krim brenda familjes ka tronditur së fundmi Greqinë. Një grua është qëlluar me tetë plumba nga burri i saj 54-vjeçar, në zonën e Larisës.
54-vjeçari është futur në tavernën e vëllait të saj, ku ajo punonte duke qëlluar me armë. Vrasësi është përpjekur të arratiset, por është ndalur nga policia.
Motivi i krimit nuk dihet ende. Mësohet se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar në biznesin e vëllait të saj, i cili pas disa problemeve me shëndetin ndodhet në një qendër rehabilitimi. I shoqi kishte udhëtuar nga Athina për t’i marrë jetën.
Burimi: "Abcnews"
