Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 23:11

E trishtë/ Aktori i njohur humb jetën gjatë xhirimeve të filmit të ri

Aktori i njohur amerikan, Jay Pickett ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare. Ai ndodhej në Idaho duke xhiruar për filmin e ri, “Treasure Valley”.

Dyshohet se shkaku i vdekjes së Pickett mund të këtë qenë ataku kardiak, por megjithatë nuk ka ende një përfundim zyrtar.

Aktori u bë më i njohur me rolet e tij në “General hospital” dhe “Days of our lives”.