Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 23:11

Po peshkonte në Drin, 56-vjeçari bie në korent dhe humb jetën

Një 56-vjeçar i cili po peshkonte në lumin Drin, ka gjetur vdekjen për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur pasdite, ndërsa “Abcnews” bën të ditur se R.M Po peshkonte me gjenerator. Kontakti me rrymën ka qenë fatal për të.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.