Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 18:06

6 vite bashkë, çifti i njohur i showbizit i jep fund lidhjes

Një ndër çiftet më të njohur të showbizit, këngëtari amerikan Nelly dhe partnerja Shantel Jackson i kanë dhënë fund lidhjes pas plot 6 vitesh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Shantel, përmes një komenti në rrjete sociale. “A jeni ti dhe Nelly akoma bashkë?”, i ka shkruar dikush.

Ajo ka konfirmuar ndarjen, por duke shtuar se vazhdojnë të jenë shokë.

“Jo, nuk jemi…vetëm shokë”, ka replikuar Shantel.