Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 18:06

Dalin detaje nga vdekja e foshnjës në Pogradec: Mjekët menduan se ishte abort..

“Klan News” ka mësuar detaje të tjera nga ngjarje e rëndë në Pogradec, ku një foshnje humbi jetën. (Lexo këtu) Mësohet se spitali e ka shënuar në kartelë si abort. Duke qenë se foshnja nuk kishte qarë pas lindjes, mjekët janë shprehur se foshnja kishte lindur e pajetë.

Mirëpo, babai e ka dëgjuar duke qarë dhe në këtë moment spitali është angazhuar për t’i ardhur në ndihmë foshnjës dhe e kanë nisur menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar, por nuk ka mundurr të jetojë.

Pas denoncimit policia ka sekuestruar kartelën mjekësore dhe ka marrë deklarimin e mjekes G.Sh e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një “mrekulli”.

Burimi: "Klan News"