Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 18:06

‘Na e shpifi’, plas keq sherri mes Sindit dhe Sarës

Sindi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Në Pranga”. Ajo u pyet rreth konkurrentëve të “Përputhen”, teksa Sarën e thumboi publikisht.

E pyetur për të, Sindi refuzoi të përgjigjej duke thënë “Pse na përmendni emra të tillë në këtë orë? Na e shpifët!”.

Menjëherë pas deklaratës së saj ka reaguar dhe Sara, e cila siç duket është revoltuar.

"Zonjushë Sind Minioni normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta, por edhe Gelin që mendove që kishte çerek shansi s’të lashë ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time”, ka shkruar Sara në Instastory.