Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 17:05

E fundit/ 25 raste të reja me Koronavirus, 20 prej tyre vetëm në këtë qytet

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,762 testime dhe janë konfirmuar 25 raste të reja me Koronavirus. Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 20 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë, Gramsh.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Koronavirus.
Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë.