Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 17:05

Po lahej në det, mbytet i moshuari në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të Hënë në Durrës. Shtetasi 75-vjeçar, B.S banues në Durrës është mbytur duke u larë në det, në lagjen nr.1 të këtij qyteti.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes