Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 17:05

Foshnja e sapolindur humb jetën në Pogradec, vihet nën hetim mjekja

Një mjeke në Pogradec është vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se ka neglizhuar trajtimin mjekësor ndaj një foshnje.

Bëhet fjalë për mjeken 51-vjeçare, G.Sh, banuese në Tushemisht, Pogradec. Dyshohet se ajo ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes të foshnjës së shtetases D.Y, e cila ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Pogradec –  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen G. Sh., 51 vjeçe, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

Burimi: "ABC News"