Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 14:02

Thurje me shtiza në tribunë, sportisti bëhet viral në rrjet

Tom Daley nuk është vetëm një kampion olimpik në zhytje por dhe një mjeshtër në thurje me shtiza. Daley është bërë viral në rrjete sociale pasi u shfaq në tribunë duke thurur me shtiza.

Ai njëkohësisht tregoi mbështetjen e tij për konkurrentët e tjerë në finalen për zhytjen e femrave ndërsa fokusohej dhe në aktivitetin e tij të preferuar.Zhytësi britanik e ka konsideruar thurjen si “armën” e tij sekrete.