Komentet që Alketa i la Elvanës pas publikimit të albumit "Çelu" sollën shumë reagime për shkak se këngëtarja nuk i ktheu përgjigje.
“Me yll në ballë”, “Emocion i vërtetë”, i shkroi Alketa, e cila nuk mori përgjigje.

Elvana e ftuar së fundmi në emisionin “Nin”, kur u pyet nga moderatori se cilat lajme i kanë mbetur në mend, tregoi këtë rast.
“Ia lë seen Alketës”, tha këngëtarja.

“Kur pashë shkrimin e kuptova se çfarë kishte ndodhur se nuk e dija. Absolutisht nuk e pashë komentin e Alketës e t’ia ktheja fillonin prapë nga fillimi e pastaj thashë më mirë lëre fare”, tha ajo duke treguar se nuk ishte një veprim i qëllimisht, por thjesht i kishtë shpëtuar mes qindra komenteve.

Përsa i përket sqarimit të kësaj çështje me Alketën, Elvana u shpreh se nuk është diçka me shumë interes që duhet sqaruar.
“Po jo se s’ka çfarë të sqaroj sa herë shkruajnë mediat, kemi dhe ne punët tona “






