Nga Shqipëria / E Hënë 2 Gusht 2021, 10:10

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Velipojë ku shpërtheu një bombol gazi në hotelin e familjes Gjoka.

Pas dy vajzave ka ndërruar jetë dhe nëna, 40-vjeçarja Alketa Gjoka. Abc news raporton se ajo nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital në Itali ku ishte dërguar për mjekim më të specializuar.

I vetmi i mbijetuar i kësaj familje është djali i mitur i cili ndodhet në spital.