Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 23:11

Tragjike në Pogradec, 24-vjeçarja gjendet e mbytur në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pogradec. 24-vjeçare, R.D është gjetur e vetëvarur në banesë.

“Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes", ka njoftuar policia.