Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 16:04

Varianti ‘Delta’ i Koronavirusit, Eugena Tomini bën apelin e rëndësishëm

Varianti “Delta” i Koronavirusit prek më shumë të rinjtë dhe të pavaksinuarit. Zv.ministrja Eugena Tomini apelon për të përfituar nga muaji i hapur i vaksinimit për të qenë më të mbrojtur gjatë vjeshtës.

Sipas autoriteteve shëndetësire vetëm përmes vaksinimit mund të  frenohet epidemia dhe shfaqja e mutacioneve të reja.

“Është e rëndësishme që vaksinimi të përparojë me ritme të larta. Nëse do jemi të vaksinuar është e rëndësishme të parandalojmë format e rënda, hospitalizimin dhe për rrjedhojë edhe vdekjen. Përgatitja për vjeshtë-dimër fillon tani. Ekspertët shikojnë dhe vlerësojnë situatën jo vetëm në rajon por edhe në botë. Deri më tani nuk është gjykuar marrja e një doze të tretë”, është  shprehur Tomini.