Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 16:04

Aksident në familje, Don Xhoni anulon koncertin në Ulqin

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni ka anuluar koncertin e tij në Ulqin. Shkak për këtë është bërë një aksident në familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, me anë të një postimi në rrjete sociale. Don Xhoni nuk ka dhënë detaje të tjera dhe nuk dihet ende për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

"Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt", ka shkruar reperi.