Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 14:02

Turqia goditet nga tërmeti, 131 lëkundje në 12 orë

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,5 ballë në orët e para të mëngjesit të së dielës. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Mugla në orën 7:31 të mëngjesit.

Vatra e goditjes ka qenë 14.85  km thellësi, më i madhi mes 131 pas-goditjeve të raportuara pranë së njëjtës zonë në 12 orët e fundit.

Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çatakl? tha në një postim në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.