Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 14:02

Tokio 2020/ Luiza Gega kualifikohet në finale, e para shqiptare që ia del

Atletja shqiptare, Luiza Gega ka bërë një paraqitje dinjitoze në Lojërat Olimpike të Tokios. 32 vjeçarja nga Dibra ka arritur të kualifikohet në finalet e 3000 m me pengesa.

Gega garoi në baterinë e dytë, ku zuri vendin e pestë me kohën 9:23.85. Me këtë rezultat sportistja shqiptare kualifikohet direkt në finalen e madhe të 4 gushtit.

Vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs. 

Gega është e para shqiptare në historinë e Lojërave Olimpike që ia del të kualifikohet në finalet e atletikes, që do zhvillohen më 4 gusht, duke nisur prej orës 13:00.