Nga Shqipëria / E Diel 1 Gusht 2021, 07:07

'S’më lejon t’i shijoj gjërat në këtë moshë', Mozzik flet për problemet me ankthin

Reperi Mozzik është një tjetër figurë publike që zbulon se vuan nga ankthi. Përmes disa postimeve në Instastory, Mozzik i tregon fansave faktin që ankthi nuk e lejon që t’i shijojë gjërat aq sa duhet, ndonëse është në moshë të re.

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë”, shkruhet në njërin postim ndërsa më tej në foton tjetër vijon: “Le të themi se dhe ankthi im ka ankth.”

Mozzik ka ndarë edhe një video ku thuhet: "Nëse ti nuk e kontrollon dot mendjen tënde dhe truri të kontrollon ty, je i mbaruar. Ti duhet t'i thuash trurit ku do të shkosh, si do të shkosh dhe si do arrish. Duhet ta kontrollosh".