Së fundmi Zaimina Vasjari ka qenë në vëmendje të mediave pasi ka marrë një post pune të ri. Këngëtarja dhe biznesmenia është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Zaimina është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimin mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi.

Pas publikimit të këtij lajmi që qarkulloi me shpejtësi ditën e djeshme, Zaimina reagoi duke postuar në Instagram një video nga jahti duke treguar se po i kalon pushimet në Shqipëri dhe për momentin nuk do të prononcohet për lajmet.





