Aktorja e njohur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me datë 22 Mars. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin Gala.

Eliona është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private dhe në rrjete sociale kanë munguar fotot me partnerin, i ati i Galës. Së fundmi, aktorja është pyetur për arsyen, teksa ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale.

Eliona ka treguar se bashkëshorti i saj e urrej vëmendjen dhe vihet në siklet.
“Sepse burri im nuk e duron dot fare vëmendjen dhe faktin e të qenit në qendër të saj! Vihet shumë në siklet dhe unë e respektoj dëshirëne tij për të qëndruar larg saj!”, është përgjigjur ajo.





