Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë me datë 21 gusht të vitit të shkuar. Ajo solli në jetë një djalë, të cilit i vendosi emrin Amar.

Së fundmi, Olta ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram. Ajo ka treguar planet për t’u bërë nënë për herë të dytë.

“Po mendoni për një fëmijë të dytë?”, i ka shkruar një ndër ndjekësit. Olta ka komfirmuar, duke thënë se po mendojnë për bebushin numër 2.
“Po së shpejti”, është përgjigjur aktorja.





