Reperi i njohur, Stresi është një ndër artistët më aktivë në rrjete sociale. Ai është gjithmonë në kontakt të vazhdueshëm me fansat, me të cilët ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale.

Një prej tyre e ka pyetur se çfarë do më shumë nga jeta dhe Stresi ka hapur zemrën. Ai ka treguar se dëshiron të bëhet baba.

“Të bëhem baba ishalla një ditë”, ka shkruar reperi. Kujtojmë se nuk dihet nëse Stresi ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Keisi.




