Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Korrik 2021, 18:06

‘Na kanë kopjuar emisionin’, moderatori i njohur akuzon publikisht Orin dhe Florin

Ori Nebijaj dhe Flor Gjini moderojnë së bashku programin “Pushime on Top”, i cili transmetohet në “Top Channel”. Mirëpo, sipas gazetarit Ronaldo Sharka ky program është i kopjuar.

I ftuar në emisionin e mëngjesit te “Ora News”, ai ka akuzuar publikisht Florin dhe Orin. Gazetari është shprehur se ato kanë kopjuar programin që ai moderon, "Ora Verore".

"Na kanë kopjuar jo vetëm të ftuarit, por edhe orarin dhe formën e transmetimit apo kamerat e fshehta që i kam bërë unë dhe po i bëjnë ata identike me po të njëjtën temë. E kam fjalën për një ndër moderatoret më të talentuara Ori Nebiaj dhe kolegun e saj në Pushime on Top”, ka thënë Sharka.