Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3684 testime dhe janë konfirmuar 45 raste pozitive me Koronavirus. Rastet janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamzë, Përmet, Peqin.
Aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin kurse në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 21 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv dhe 17 qytetarë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,222 që nga fillimi i epidemisë.
