Kryeministri Edi Rama falenderoi vendet e rajonit për ndihmën e parë që dhanë gjatë tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur në Maqedoninë e Veriut me Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç.
“Në Shqipëri ra tërmeti dhe ishin forcat e kërkim-shpëtimit nga vendet e rajonit që mbërritën me shpejtësi dhe mes tyre ishin edhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Rama.
Kjo deklaratë është interpretuar si mohim ndaj ndihmës që dhanë qytetarë e personazhe të njohur nga Kosova. Pas kësaj deklarate këngëtarja Morena Taraku ka reaguar ashpër duke i kujtuar kryeministrit se ajo ka ndihmuar disa njerëz dhe ndërtoi shtëpinë e një familjeje.

“Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajmet andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e lë më gjithë kosovarët e tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje! Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Evropa, tendat, ushqimet, veshmbathje e që gjithat zhdukeshin ende pa arritur në vendin që presim ne, a thu ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që gjasme Kosova nuk paska ndihmuar asgjë?

Unë erdha nga Turqia lashë babain e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta them ty që ta dish! Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falenderim ne artistave të Kosovës që qëndruam ditë e natë të zgjuar atje ku njerëzit e qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë! Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras s’ke dëgjuar jo sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, shkruan Morena.

Mos moho njerëzinë, por vlerësoje atë. Këto nuk ishin fjalë as show. U tha u bë. E në fund të përshëndetjes po ta them se ke bërë më shumë armiq sesa kundërshtar", përfundon këngëtarja.



