Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Korrik 2021, 15:03

Orinda e paska zbuluar gjininë e bebit me një surprizë nga Turi dhe vetëm tani na i tregoi pamjet

Orinda Huta dhe Tyrjan Hysko pak ditë më parë u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të Atarës. Orinda ka zbuluar së fundmi se ajo nuk ka pasur dëshirë ta zbulojë menjëherë gjininë e bebit, por ka qenë Turi ai që ia ka bërë surprizë. 

Orinda ka publikuar dhe një foto nga surpriza e partnerit.

“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Orinda.

Moderatorja ka treguar gjithashtu se ka qenë insistimi i Turit që ajo të lindte me prerje cezariane.

"Ishte më shumë insistim i babi Turjanit duke u konsultuar edhe me doktorët. Gjithmonë ka dashur kështu. Mami, bebi të sigurt dhe pa trauma të mundshme", shkruan Orinda.