Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Korrik 2021, 15:03

Dua Lipa me pushime në Shqipëri, vjehrra ka dy fjalë për t'i thënë

Dua Lipa prej disa ditësh ndodhet në Shqipëri, ku pas vizitës në Tiranë, tani po shijon plazhin e jugut. Këngëtarja ndodhet në Drimadhes ku zbarkoi me një jaht luksoz së bashku me familjen e saj, partnerin Anwar Hadid dhe disa miq të tyre.

Dua postoi disa foto nga jahti, ku në sy ra komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid.

"Ju dua", i komenton ajo e kushedi edhe i biri i ka treguar se ka mbetur shumë i kënaqur nga Shqipëria, të paktën siç po tregon edhe në rrjete sociale.