Nga Shqipëria / E Shtunë 31 Korrik 2021, 14:02

Po e mbante të fshehtë, zbulohet identiteti i të dashurit të Teas

Tea u mundua ta mbajë larg publikut të dashurin e madje tha se nuk do e bëjë kurrë publik, por shumë shpejt mediat e zbuluan djalin që i ka vjedhur zemrën ish-konkurrentes së "Përputhen". 

Pak ditë më parë “iconstyle.al” publikoi foton dhe videon e parë të çiftit, teksa shijonin mbrëmjen në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre.

Së fundmi detaje të reja janë zbuluar nga “afterparty.al”. Sipas portalit emri i të dashurit të Teas është Enkeleo Hoxha, dhe këtë na e konfirmoi edhe Xhani Demika, mik i Teas, i cili atë natë publikoi video duke bërë “tag” Enkeleon nga vendi i shumëpërfolur! Po ashtu edhe varësja është po e njëjtaa.

Një detaj tjetër që bien në sy është se Enkeleo ndiqet edhe nga motra e Teas, jo vetëm nga ish-konkurrentja dhe po ashtu nga Fationi.

Para disa ditësh, Tea foli publikisht për lidhjen e saj të re e ftuar në rubrikën “N’Fermë” në emisionin “E diell”.

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fationin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky bandilli. Ishte shumë i ëmbël”, u shpreh Tea.